Lëvizja Vetëvendosje sapo ka publikuar letrën që sot ia ka dërguar Lidhjes Demokratike të Kosvës, si përpjekje për një koalicion qeverisës, shkruan Reporteri.
Në letrën e nënshkruar nga Albin Kurti, drejtuar Isa Mustafës bëhet me dije se VV nuk e shkakron Glauk Konjufcën nga posti i kryetarit të Kuvendit. Për me tepër sjelljet e LDK-së i konsideron si jodemokratike dhe sikur ngjasojnë me diktatura e monarki.
“U tregaum më shumë se të gaatshëm ta rrisim pjesëmarrjen e LDK-së në qeverisje, në pushtet. Mirëpo, nuk mundemi tash t’i delegjitimojmë institucionet demokratike me ujdi monarkësh….Kosova e pavarur është republikë demokratike në Evropën e shekullit 21, dhe jo monarki apsolute nga Evropa e shekujve të kaluar….Ju lutem tq hiqni dorë nga kjo metodë jodemokratike e veprimit politik. Ne të dy nuk jemi diktatorë, ne nuk bën të sillemi a të veprojmë sit ë tillë”, shkruan ai. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.