×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti i reagon Thaçit dhe e fton në debat televiziv: Merre ti Pacollin, unë Xhelalin dhe Rashit Qalajn

    Reporteri
    30 Prill 2020 | 0:00

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas deklaratave të presidentit Thaçi, i cili Lëvizjen Vetëvendosje e quajti organizatë kriminale.


    Kurti duke komentuar vizitën e Thaçit në Shqipëri ka thënë se presidenti i vendit duhet të pushojë me këto kalime kufiri pa protokoll e në kundërshtim me masat e marra ndaj pandemisë COVID-19.

    Sipas Kurtit, Thaçi është shembull i keq që qytetarët nuk duhet ta ndjekin, shkruan Reporteri.

    E për fyerjet në drejtim të tij, Kurti i ka kërkuar Thaçit një debat televiziv, ku do të përballeshin që të dy. Bashkë në debat, Kurti i ka kërkuar Thaçit që ta marrë edhe Pacollin, gjersa ka thënë se në anën e tij do të jetë Sveçla dhe drejtori i Policisë, Rashit Qalaj.

    “Presidenti i Kosovës, Thaçi, duhet të pushojë me këto kalime kufiri pa protokoll e në kundërshtim me masat e marra ndaj pandemisë COVID-19. Ai është shembull i keq që qytetarët nuk bën ta ndjekin. Sa për sharjet e fyerjet që m’i bën, duke thirrur me zërin që i dridhet porsi kalama nëpër studiot televizive, e kam zgjidhjen: le ta organizojmë një debat televiziv ku dalim ne të dy, pra, unë Kryeministri në detyrë dhe ai Presidenti jashtë detyrës. Nëse don, le ta marrë me vete edhe Behgjet Pacollin. Në atë rast, po, edhe unë po e marr Xhelal Sveçlën e Rashit Qalajn”, ka shkruar ai. /Reporteri.net

    https://www.facebook.com/albini2017/posts/860751761091376?__xts__%5B0%5D=68.ARDsKmG_745yYQimBQiIr2tXlTB6z9WfQ-iIGaaxor6_qxY6qYUQ6P_QsdXH2GpNvb-ZHtqVAbRHjvBlDLYcfrI5hu0KPfY5DqCcJwet_8gYP6t4tSgRRAuYzuFoj0EuDJHD3pw08pH2IsNRqKQgWKjWy7VJS4UCnkRxuCtyK_orsNmpdwyFZk7BMcOenfebobsbrtkKmHlwZQgdZlVkfZJyVRX7X-5NSd3qYAqGpFGkzR4LpVoh2oWT3z4pM9oDK-tmg2SjrZssp3QoXqp1dOlTxCJu8mD2J76FnucfJB1v5Uh0MbPmIX4hPZIyf3GaHkimMM92GagdxRrFD8A&__tn__=-R

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!