Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti gjatë ditës së sotme është takuar me Shefin e sapo emëruar të Zyrës së Bashkimit Evropian, Përfaqësuesin special të BE-së në Kosovë, ambasadorin Tomas Szunyog dhe zëvendës shefin e Zyrës së BE-së, Riccardo Serri.
Në njoftimin e VV-së thuhet se në këtë takim thuhet se Kurti e uroi ambasadorin e ri të BE-së në Kosovë dhe shprehu gatishmërinë e tij për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë me Zyrën e BE-së në Kosovë.
Në anën tjetër, Ambasadori Szunyog Kurtin mbi synimet e tij gjatë mandatit të tij katër vjeçar, e të cilat synime kanë për qendër të vëmendjes zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të reja të punës në Kosovë.
Ai tha se e ardhmja e vetme për Kosovën është në BE, dhe se kjo duhet të konsiderohet si përfundim i pashmangshëm e jo si alternativë. Tutje ai paralajmëroi planin e ri të investime të BE-së në Kosovë, duke filluar nga fillimi i tetorit të këtij vitit, thekson njoftimi.
Ndërkaq, kreu i VV-së, Albin Kurti the se për të dhe Lëvizjen Vetëvendosje, zhvillimi ekonomik dhe krijimi i vendeve të reja të punës, bashkë me shtetin e së drejtës që lufton korrupsionin, përbëjnë boshtin e platformës qeverisëse, e cila është synuar gjatë Qeverisë Kurti dhe do të jetësohet gjatë Qeverisë Kurti 2.
“Ekonomia dhe zhvillimi i saj janë tejet të rëndësishme dhe duhet të trajtohen ashtu, pra si prioritet kryesor. Ajo është diga që parandalon migrimin e mëtutjeshëm të qytetarëve tanë jashtë Kosovës dhe në të njëtën kohë është ura që mundëson rikthimin e trurit në Kosovë”, tha Kurti. /Reporteri.net