×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Kurti i thotë Pence se Thaçi ka plane për shkëmbim territoresh të cilat SHBA nuk i din

    Reporteri
    06 Maj 2020 | 20:47

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka dërguar letër Zëvendës Presidentit Amerikan, Pence.


    Këtë e ka konfirmuar Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

    Ai thotë se në këtë letër, Kurti iu është ankuar Pence se Thaçi ka plane për shkëmbim territoresh dhe për këtë “nuk e ka informuar mirë Grenellin”, duke aluduar se SHBA-të nuk i dinë këto plane që ai pretendon të jenë.

    Kryeziu ka thënë se raportimet se Kurti i është ankuar Pence për ambasadorin Grenell janë tendencioze, shkruan Reporteri.

    “Kryeministri Kurti nuk është ankuar për Ambasadorin Grenell, por ka shprehur shqetësimin e tij mbi planet e Presidentit Thaçi për shëmbim territorial, eufemizën për ndarje të Kosovës, për të cilat nuk e ka informuar si duhet Ambasadorin Grenell. Raportimi se Kryeministri Kurti i është ankuar Zëvendës Presidentit Pence për Ambasadorin Grenell është interpretim tendencion dhe nuk përfaqëson përmbajtjen e kësaj letre”, ka shkruar ai.

    Ky është postimi i tij:

    Raportimi se Kryeministri Kurti i është ankuar Zëvendës Presidentit Pence për Ambasadorin Grenell është interpretim tendencion dhe nuk përfaqëson përmbajtjen e letrës.

    Në letrën dërguar Zëvendës Presidentit Pence, Kryeminsitri Kurti e ka falenderuar atë për ndihmën financiare që SHBA-të i kanë ofruar Kosovës në ballafaqimin e saj me COVID-19 dhe ka shprehur krenarinë për të gjitha ata shqiptaro-amerikanë, pjesë e komuniteti mjekësor, të cilët po kontribuojnë në luftimin e pandemisë atje.

    Kryeminstri Kurti poashtu e ka njoftuar Zëvendës Presidentin Pence lidhur me zhvillimet politike në vend dhe gatishmërinë e treguar nga Presidenti Thaçi dhe partitë opozitare për të vepruar kundër vullnetit të qytetarëve të shprehur qartë më 6 tetor 2019, dhe kundër parimeve kushtetuese dhe demokratike duke tentuar të shmangen zgjedhjet e parakohshme.

    Kryeministri Kurti nuk është ankuar për Ambasadorin Grenell, por ka shprehur shqetësimin e tij mbi planet e Presidentit Thaçi për shëmbim territorial, eufemizën për ndarje të Kosovës, për të cilat nuk e ka informuar si duhet Ambasadorin Grenell. Raportimi se Kryeministri Kurti i është ankuar Zëvendës Presidentit Pence për Ambasadorin Grenell është interpretim tendencion dhe nuk përfaqëson përmbajtjen e kësaj letre.

    Presidenti Thaçi, përmes lobit të tij ka punuar që të imagjinohet se një realitet tjetër ekziston në Kosovë. Mirëpo ka një shpërputhje mes situatës së sajuar ku dialogu kinse tashmë ka përfunduar dhe vetëm pritet nënshkrimi i marrëveshjes, dhe realitetit ku së pari duhet dialog për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura e ku nuk mund të ketë shkëmbime territorial, përkatësisht ndarje të Kosovës

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!