Kryeministri Albin Kurti ka reaguar pas tragjedisë në Bullgari ku humbën jetën të paktën 46 persona nga Maqedonia e Veriut.
Kurti u ka shprehu ngushëllime familjeve të viktimave dhe u ka uruar shërim sa më të shpejtë të lënduarve.
“I trishtuar dhe i pikëlluar nga lajmi për aksidentin tragjik në Bullgari. Shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe ndaj dhimbjen me familjet e viktimave, dhe u bashkohem lutjeve për shërim sa më të shpejtë të të lënduarve. Momente të vështira si këto lehtësohen duke i qëndruar pranë njëri-tjetrit”, ka shkruar Kurti.
Kryeministri Kurti ka shtuar se Kosova është në gatishmëri të plotë për të ofruar ndihmën e saj për Maqedoninë e Veriut.
“Republika e Kosovës bashkëndjen me Maqedoninë e Veriut, popullin e saj dhe të gjithë shqiptarët e tronditur nga ky lajm i kobshëm, dhe shprehë gatishmërinë e plotë për të ofruar ndihmën e saj në çdo kapacitet”, ka shkruar Kurti ne Facebook.
Kujtojmë se në aksidentin e sotëm në Bullgari kanë vdekur të paktën 46 qytetarë nga Maqedonia e Veriut të cilët po ktheheshin me autobus nga Turqia me një kompani shqiptare. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.