×
  • Lajme
  • Lajme / Samiti në Kotor

    Kurti injorohet nga Rama, nuk çohet në këmbë për përshëndetje

    Reporteri
    16 Maj 2024 | 17:52

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është injoruar nga homologu i tij shqiptar Edi Rama në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian për Planin e Rritjes së BE-së, që është mbajtur të enjten në Kotor të Malit të Zi.

    Në një video që është publikuar në rrjetet sociale, shihet Kurti në momentin e hyrjes në njërën prej sallave ku është mbajtur Samiti.

    Ai shmanget nga Rama vetëm me një shtrëngim duarsh dhe që nuk çohet nga kolltuku.

    Ndërkaq, Ndihmës-sekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien përshendetet me Kurtin duke u çuar në këmbë.

    Mirëpo gjatë tërë bashkëbisedimit me O’Brien, Kurti shpërfillet nga Rama.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!