Kryeministri në detyrë Albin Kurti, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje po insiston që votimi për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të bëhet në mënyrë të fshehtë,
Ai tha se gjashtë herë u provua votimi i hapur.
Edhe pse po instiston për votim të fshehtë Kurti nuk e di nëse arrihen 61 vota për votimin e Albulena Haxhiu për kryetare, transmeton gazeta online Reporteri.net.
“Së pari garanci nuk ka. Nuk e dimë a i kemi 61 vota. Nuk e di që i kemi. Është detyrë e jona që të përpiqemi të gjejmë zgjidhje. E kërkuam zgjidhjen me votimin e hapur nuk u gjet. Le ta provojmë zgjidhjen me votimin e fshehtë. Unë besoj që është gabim dhe dëm nëse nuk e provojmë, sepse Gjykata Kushtetuese me aktgjykimin nga viti 2014, në pikë 128, 124, 126, 127 ka thënë se të gjithë duhet të qëndrojnë në sallë, të jenë të pranishëm dhe të votojnë për, kundër ose abstenim. Gjithashtu ka thënë se votimi mund të jetë i hapur, i fshehtë ose mënyra të tjera. Pra e provuam votimin e hapur nuk pati sukses. Le ta provojmë edhe votimin e fshehtë. Pse gjithë kjo rezistencë që të provohet votimi i fshehtë? Unë besoj që është gabim për legjislaturën e nëntë se nëse nuk ka pasur suskes me votimin e hapur, nuk e provon një herë të vetëm votimin e fshehtë. Pra, Albulena gjashtë herë e ka provuar votimin e hapur. Pse të mos provohet njëherë të vetëm votimi i fshehtë.”, tha ai në tëvë1.
Kurti shtoi se nëse Haxhiu dështon të zgjidhet me votim të fshehtë atëherë do ta propozojnë një kandidat tjetër.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.