Pas ceremonisë qendrore të Ditës së Forcës, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka vizituar stacionet ku janë demonstruar pajisjet specialistike të kërkim-shpëtimit dhe deminimit, si dhe automjetet dhe armët e njësive të ndryshme të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Oficerët dhe nënoficeret e lartë të FSK-së kanë prezantuar kapacitetet e njësive të tyre dhe mundësitë e pajisjeve si dhe kanë treguar se në çfarë kushte dhe rrethana përdorën ato pajisje nga pjesëtarët FSK-së.
Stacionet me demonstrime të pajisjeve dhe armatimit të FSK-së ishin pjesë e “Ditës së Hapur”, në kuadër të Ditës së Forcës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.