Kryeministri në detyrë dhe kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka deklaruar se mbetet i hapur për takime edhe me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, dhe kryetarin e AAK-së, Ardian Gjini.
Ai kritikoi mungesën e takimeve me këto dy subjekte, duke thënë se ka çështje që mund të diskutohen.
“Vullneti dhe gatishmëria ime, përveçse interesimit tim, do të jenë gjithmonë aty. Në një kohë të përshtatshme, në të cilën do vendosin ata, unë jam i gatshëm që të takohem edhe me kryetarin e AAK-së, edhe me kryetarin e PDK-së”, tha Kurti, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Ai shtoi se ka tema për të cilat palët mund të gjejnë pajtim.
“Kemi aq shumë tema për t’i diskutuar, nuk besoj që nuk ka diçka për të cilën nuk pajtohemi”, u shpreh ai.