×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti jep detaje rreth fazës së dytë të lehtësimit të masave kundër coronavirusit

    Reporteri
    15 Maj 2020 | 23:26

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka sqaruar fazën e dytë të lehtësimit të masave antikoronavirus, që nis më 18 maj.


    Ai, në Facebook, ka treguar edhe se cilat biznese rihapen për të nisur punën.

    Lexoni të plotë postimin:

    “Nga dita e hënë, 18 maj 2020, do të hyjmë në Fazën 2 të lirimit të masave. Kjo do të thotë hapje më të madhe të ekonomisë dhe rrjedhimisht edhe lëvizje të shtuar të qytetarëve.

    Do të rihapen këto biznese:

    1.Floktarët dhe sallonet e ondulimit

    2.Stomatologët dhe fizioterapeutët

    3.Tregtarët me pakicë dhe tregu i gjelbër

    4.Gastronomia (merre-me-vete, take away)

    5.Transporti hekurudhor

    6.Transporti urban dhe ndër-urban (me leje të veçanta)

    7.Qendrat e thirrjeve telefonike (me lista të stafit esencial), si dhe

    8. Hapja e galerive dhe muzeve.

    Do të lejohet dalja dy herë në ditë nga dy orë, sipas shifrës së parafundit në numrin personal të letërnjoftimit.

    Dy javët e fundit janë shumë të mira sa i përket luftimit të pandemisë COVID-19, por jo edhe katër ditët e fundit: sonte janë 10 të infektuar e vetëm një i shëruar, dje kanë qenë 18 të infektuar e 19 të shëruar, pardje 8 të infektuar e asnjë i shëruar, kurse para tri ditëve 24 të infektuar e 14 të shëruar.

    Prandaj, çdo lëvizje është e arsyeshme vetëm nëse është e domosdoshme. Me kujdes të shtuar të vazhdojmë të mbajmë distancën, të vendosim maska fytyrës e të ruajmë pastërtinë.

    Përndryshe, duhet t’i rikthejmë masat rigoroze sepse do të na rikthehet vala e pandemisë së virusit Corona. Por, bashkë, ama vetëm bashkë, do të fitojmë”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!