Komisioni i Venecias ia ka dhënë dritën e gjelbër, propozimit të Qeverisë së Kosovës për vetting në sistemin e drejtësisë dhe për funksionalizimin e Byrosë Shtetërore për konfiskimin e pasurisë së paligjshme, shkruan Reporteri.net.
Kryeministri Kurti dhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e kanë bërë të ditur lajmin në një konferencë për media.
Kurti tha se Vettingu i shumëpritur në sistemin e drejtësisë është i domosdoshëm.
“Rivlerësimi dhe verifikimi i aftësive të krerëve të pushteti gjyqësor e prokurorial nisin nga mekanizmat e jashtëm të pavarur. Jemi për të prezantuar reformën në sistemin gjyqësor, vettingun dhe konfiskimin e pasurisë së paligjshme që komisioni i Venecias ia ka thënë besimin e plotë. Komisioni i Venecias na bind se reformat e propozuara janë adekuate dhe në pajtim me shtetet demokratike. Vettingu është i domosdoshëm, po ashtu edhe konfiskimi i pasurisë së paligjshme. Sot fillojmë me jetësimin e reformave, pasi reforma më nuk mund të pres e qytetari nuk mund të durojë më”, tha Kurti në një konferencë për media.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.