Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se detyra e kryeministrit s’është themelimi i asociacioneve të komunave, pasi sipas tij, një hap i tillë duhet të ndërmerret nga vetë komunat.
Gjatë një konference për media, Kurti theksoi se krijimi i një Asociacioni nga Qeveria, do të përbënte një imponim ndaj komunave, raporton gazeta online Reporteri.net.
“Kryeministrat nuk formojnë asociacione të komunave, komunat ofrohen dhe bashkëpunojnë. Nëse dikush dëshiron një asociacion tjetër, kjo duhet të bëhet nga komunat, jo nga kryeministri”, ka deklaruar ai.
Megjithatë, Kurti tha se në mars të vitit 2023, kishte shprehur gatishmëri për të shkruar draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, por siç tha ai, ishte refuzuar duke i thënë se këtë çështje duhet ta bëjë një ekip menaxhues.
“Më duhet të them që unë kam ofruar ta shkruaj draft-statutin, më 18 mars 2023, në Ohër. Por, aty jam refuzuar. Mua më është thënë se këtë duhet ta bëjë ekipi menaxhues”, ka deklaruar ai.
Kurti gjithashtu përmendi marrëveshjen e vitit 2011, duke akuzuar Serbinë për shkeljen e dy prej tri pjesëve të saj, përfshirë largimin e serbëve nga institucionet.
/Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.