Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë konferencës së përbashkët me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz në Prishtinë, tha se Kosova ka nevojë për NATO deri atëherë kur Kosova të jetë në NATO.
Kurti ka thënë se prania e NATO-s në Kosovë është e domosdoshme.
“Konsiderojmë që prania e NATO-s në Kosovë është e domosdoshme. Dëshirojmë të bëhemi anëtarë në Partneritetin për Paqe. Kemi nevojë për NATO në Kosovë deri atëherë kur të bëhet Kosova në NATO. Nuk bën të krijohet kurrfarë vakumi i paqes dhe sigurisë”, ka thënë Kurti gjatë një konference për media bashkë me kancelarin gjerman, Olaf Scholz në Prishtinë të premten.
Kryeministri Kurti gjatë konferencës bëri të ditur se më 22 qershor Bundestagu gjerman do të votojë për vazhdimin e mandatit të pjesëtarëve të ushtrisë gjermane në forcën mbrojtëse të KFOR-it, ai tha se do ta mirëpresim votimin pro vazhdimit të mandatit duke pasur parasyshë rëndësinë e pranisë së NATO-s në Kosovës dhe trupave gjermane në KFOR-it.
Gjatë kësaj konference, Kurti ka bërë të ditur se Kosova në fund të këtij viti do të aplikojë për statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE.
Kurti kërkoi mbështetjen e Gjermanisë për këtë proces.
“Në përputhje me premtimet dhe perspektiven evropiane po punojnë për përmbushjen e reformave për anëtarësim në BE. Do të vazhdojmë edhe me aspiratën tonë për statusin e kandidatin për BE ku planifikojmë të aplikojmë në fund të këtij viti”, ka thënë Kurti./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.