×
  • Lajme
  • Lajme / Deklarata e tij

    Kurti: Kërcënimet e terrorizmit dhe agresioni në rajon janë në rritje

    Reporteri
    16 Mars 2024 | 13:34

    Kryeministri Albin Kurti ka thënë se kërcënimet nga terrorizmi dhe agresioni në rajon janë në rritje, derisa ka folur për rëndësinë e integrimit të Kosovës në institucionet euroatlantike në një kohë të tillë.

    Kurti ka thënë se integrimi i Kosovës është i rëndësishëm për paqen në Ballkanin Perëndimor.

    Ai u shpreh kështu kur mori pjesë në ceremoninë e Ditës Kombëtare të Irlandës në Ambasadën e këtij shteti në Kosovë.

    “Në një kohë kur kërcënimet e terrorizmit dhe agresioni në rajon janë në rritje, integrimi i Kosovës në institucionet euroatlantike është më i rëndësishëm se asnjëherë më parë për paqen, sigurinë dhe të drejtat e njeriut në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë ai ndër tjerash në fjalimin e tij. 

     

     

    Kurti: Integrimi i Kosovës në institucionet Euro-Atlantike i rëndësishëm për paqen në Ballkanin Perëndimor

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!