×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti kërkoi zbatim të marrëveshjes pa vonesa, Bërnabiç: Bëje Asociacionin

    Reporteri
    16 Prill 2023 | 14:03
    Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kërkuar që marrëveshja e fundit e arritur me Serbinë të zbatohet plotësisht dhe pa vonesa.

    Kurti shkroi në Twitter se për këtë marrëveshje u negociua dy vjet në Bruksel.

    “Ne kemi kaluar 2 vitet e fundit në Bruksel duke negociuar një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme mes Kosovës dhe Serbisë. Më 18 mars në Ohër, përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell njoftoi zyrtarisht marrëveshjen. Ajo që është rënë dakord duhet të zbatohet plotësisht. Asnjë zbatim i pjesshëm; pa vonesa”, ka shkruar Kurti.

    Pas pak minutash, kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq i reagoi, duke i kërkuar formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

    “Për tre ditë, më 19 prill, bëhen saktësisht 10 vjet, një dekadë e tërë, nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Brukselit. Ne kemi pritur 10 vjet që Prishtina ta bëjë punën e saj, 10 vjet që Asociacioni i Komunave Serbe të formohet. Bëje atë”, shkroi Bërnabiq, duke përmendur edhe emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!