×
  • Lajme
  • Lajme / Kushtet

    Kurti kërkon dorëzimin e Radoiçiqit: Në Serbi është duke i vazhduar trajnimet për sulme të reja

    Reporteri
    26 Qershor 2024 | 21:25

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot pas takimit në Bruksel njoftoi se ka kërkuar që të plotësohen tri kushtet e vëna nga ai ndaj presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, që të zhvillohet takim bilaterial në Bruksel, shkruan Reporteri.net.

    Mes tjerash, Kurti kërkoi dorëzimin e Milan Radoiçiqit.

    “Ajo çfarë ne kemi bërë sot është se e kemi mbrojtur Marrëveshjen Bazë. Ajo është nën sulm nga mosnënshkrimi, nga letra e Bërnabiq dhe nga liria e Radoiçiqit, i cili përndryshe në Serbi vazhdon trajnimet për sulme të reja”, pretendoi Kurti.

    Sipas tij, nuk mund të ketë as normalizim, e as paqe në rajon pa dorëzimin e Radoiçit tek autoritetet e Kosovës.

    Kurti po ashtu u pyet nëse mund të ketë Asociacion pa njohjen e Kosovës nga Serbia.

    “Marrëveshja Bazë e ka në qendër njohjen de facto, së paku. Çështja e Asociacionit është çështje e trashëguar. Mirëpo, ajo mund të adresohet në nenin 7 dhe 10 të Marrëveshjes Bazë, e cila është më e madhe, më e thellë dhe më e lartë se gjithçka që është bërë deri më tani. Dhe për këtë ne jemi shumë të lumtur dhe dëshirojmë ta zbatojmë”, tha Kurti.

    Kurti do takim bilateral me Vuçiqin në Bruksel vetëm kur të plotësohen kushtet e vëna nga ai

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!