×
  • Lajme
  • Lajme / Normalizimi i marrëdhënieve

    Kurti kërkon mirëbesim në dialogun me Serbinë: E papranueshme që të mos respektohet integriteti territorial i Kosovës

    Reporteri
    24 Tetor 2024 | 14:14

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se për Qeverinë e Kosovës është e rëndësishme siguria legale dhe mirëbesimi në bisedimet me Serbinë.

    Kurti ka thënë se kjo nënkupton nënshkrimin e marrëveshjes bazike me aneks të zbatimit, dorëzimin e Milan Radoiçiqit dhe të grupit të tij kriminal dhe  tërheqjen  letrës të ish-kryeministres Bërnabiq kur para BE-së e 27 shteteve anëtare në Samitin e Brukselit në mes dhjetorin e të viti të kaluar tha që nuk e zbaton integritetin territorial të Kosovës

    “Duhet të presim se çka do të na njoftoj prej atje Besnik Bislimi, zëvendësi im. Për neve më e rëndësishme është siguria legale dhe mirëbesimi në bisedime që nënkupton nënshkrimin e marrëveshjes bazike me aneks të zbatimit, që nënkupton dorëzimin e Milan Rajdoiçiqit dhe të grupit të tij kriminal dhe që nënkupton tërheqjen e asaj letrës të ish-kryeministres Bërnabiq kur para BE e 27 shteteve anëtare në Samitin e Brukselit në mes dhjetorin e të viti të kaluar tha që nuk e zbaton integritetin territorial të Kosovës. Kjo është e pa pranueshme. Është e papranueshme që integriteti territorial të mos respektohet”, ka thënë Kurti sot.

    Kryenegociatorët e Kosovës dhe të Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, ndodhen në Bruksel për rundin e ri të bisedimeve në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve fqinje.

    BE-ja ka thënë se fakti se a do të ketë takim trepalësh apo jo, mbetet në vullnetin e të dy palëve.

    Herën e fundit, kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq u takuan me të dërguarin special të BE-së për dialogun Miroslav Lajçak, më 17 shtator në BE, por asokohe nuk kishte takim trepalësh.

    Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi kishte thënë se takimi trepalësh në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi nuk është mbajtur në Bruksel sepse kishte deklaruar ai, pala serbe e ka kushtëzuar agjendën e takimit me kërkesa të papranueshme për Prishtinën.

    Ditëve të fundit, Lajçak ka mbajtur konsultime me palët. Por, përpos pohimeve se po shqyrtohet rruga përpara në dialog, nga ana e BE-së – që ndërmjetëson këtë proces që ka nisur më 2011 – nuk kanë dhënë hollësi se me cilat tema do të merren palët në takimet e radhës.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, javën e kaluar ka deklaruar se pret dinamikë të re nga Komisioni Evropian, sa i përket dialogut./Redporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!