×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti kërkon zgjedhje të reja edhe në takim me ambasadorin italian

    Reporteri
    01 Shtator 2020 | 22:11

    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti deklaroi sot se Kosova ka nevojë për menaxhim të mirë e profesional dhe për një qeveri të re kredibile.


    Ai gjatë një takimi me ambasadorin e Italisë në Prishtinë, Nicola Orlando, ka ritheksuar nevojën për mbajtjen e zgjedhjeve të reja që sipas tij do të nxirrnin një qeveri legjitime dhe e cila do të ketë besueshmërinë qytetare për të udhëhequr me vendin.

    Në takim u fol edhe për bisedimet e paralajmëruara në Uashington mes palës kosovare dhe asaj serbe, me ndërmjetësimin e SHBA-së, situatën politike në vend dhe gjendja me pandeminë COVID-19.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!