Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka folur për zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që do të mbahen të martën e ardhshme.
Kurti tha se do që fillimisht t’i shohë rezultatet e zgjedhjeve atje dhe kandidatin që fiton, pasi siç tha, nuk “nuk duhet bërë gjimnastike cerebrale e hipotezave mbi hipotezat”.
“Nuk kam ndonjë gjë tjetër që të them, t’i shohim rezultatet, t’i shohim përzgjedhjet e kandidatit që fiton. Nuk do të kisha bë tash gjimnastikën cerebrale të hipotezave mbi hipotezat se ‘nëse fiton ky, e nëse ai kur të fiton, se nuk po e dimë a fiton, a e zgjedh këtë tjetrin që s’po e dimë a e zgjedh, e pastaj kur të zgjedhë, nëse e zgjedhë ai që fiton, që s’po e dimë a fiton, çka do të thotë”, tha Kurti.
Tutje, Kurti tha se nuk do të hynte në këtë temë, sidomos pasi zgjedhjet në Amerikë janë afër dhe se “kjo është foltorja e kryeministrit”.
Në zgjedhjet e kaluara, Kurti ishte pozicionuar përkrah demokratit Joe Biden.
Kurti më 2020 kishte ftuar shqiptarët që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ta votojnë Joe Biden për president në zgjedhjet presidenciale. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.