×
  • Lajme
  • Lajme / Agjenda

    Kurti, Konjufca, ambasadori i SHBA-së dhe ai BE-së folës në konferencën “Diplomacia Parlamentare”

    Reporteri
    04 Mars 2024 | 8:26

    “Diplomacia Parlamentare për Sigurinë Rajonale dhe Integrimin Euro-Atlantik”, bënë bashkë sot në Prishtinë drejtues të institucioneve të Kosovës e të shteteve të rajonit, deputetë të vendit e të huaj, europarlamentarë, diplomatë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

    Konferenca organizohet nga Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë i Kuvendit të Republikës së Kosovës, me mbështetje të organizatës Friedrich-Ebert-Stiftung Kosovo Office (FES).

    Agjenda e konferencës së Komisionit për Punë të Jashtme: Diplomacia Parlamentare për Bashkëpunimin Rajonal dhe Euro-Atlantik:

    Fillimi i konferencës.

    ORA: 09:00-09:30-

    Folësit kryesorë:

    Albin Kurti, kryeministër i Kosovës,

    Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit të Kosovës,

    Peter Hurrelbrink drejtori i FES-it

    Sesioni 1: Zgjerimi i BE-së për Ballkanin Perëndimor: Koha për përparim është tani!

    ORA 09:30 – 11:00 – Tema: Diskutimi i sfidave rajonale të sigurisë dhe strategjive bashkëpunuese të mbrojtjes në promovimin e stabilitetit dhe ndërtimit të paqes.

    Folës:

    Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër i Kosovës, Ditmir Bushati, Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Alejandro Esteso Perez, Analist politik i specializuar në Ballkanin Perëndimor, Fitore Pacolli deputete, Lukas Mandl anëtar i Parlamentit Evropian.

    Pjesa 2: Lufta në fqinjësi: Diplomacia e Mbrojtjes

    ORA 11:00-11:30

    Tema: Diskutimi i sfidave rajonale të sigurisë dhe strategjive bashkëpunuese të mbrojtjes në promovimin e stabilitetit dhe ndërtimit të paqes

    Folës:

    Oleksyi Goncharenko, deputet i Parlamentit të Ukrainës, anëtar i delegacionit ukrainas në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës – (video mesazh), Xhelal Sveçla ministër i Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, René Schlee Përfaqësues i Përhershëm i FES Dialogu për Evropën Juglindore,

    Jeta Loshaj Konsulente për Sigurinë Ndërkombëtare, FES Kosova, Charles Kupchan profesor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Shkollën e Shërbimit të Jashtëm dhe Departamentit të Qeverisë në Universitetin Georgetoën, Miodrag Vlahoviq ish-ministër i Jashtëm i Malit të Zi, Besnik Tahiri deputet i Kuvendit të Kosovës, Una Hajdari gazetare, Mimi Kodheli ish-ministre e Mbrojtjes/kryetare e Komisionit të Punëve të Jashtme në Shqipëri, Enver Hoxhaj ish-ministër i Jashtëm.

    Pjesa 3: Shoqëria civile dhe media në formësimin e proceseve demokratike

    ORA 14:30-16:00

    Tema: Ekzaminimi i ndikimit të shoqërisë civile dhe medias në angazhimin dhe transparencën demokratike

    Folës: Jeta Loshaj Konsulente për Siguri Ndërkombëtare,

    FES Kosova Charles Kupchan Profesor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Shkollën e Shërbimit të Jashtëm dhe Departamentit të Qeverisë në Universitetin Georgetoën

    Miodrag Vlahovic Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Malit të Zi,

    Besnik Tahiri deputet i Kuvendit të Kosovës,

    Una Hajdari, Gazetare.

    Pjesa 4: Hartimi i së ardhmes: Drejtimet e Politikave dhe Angazhimi Diplomatik

    ORA 16:00-17:00

    Folës:

    Donika Gërvalla, ministre e Punëve të Jashtme, Arbëreshë Kryeziu Hyseni Kryetare i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë të Kuvendit të Kosovës, Charles Kupchan profesor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Shkollën e Shërbimit të Jashtëm dhe Departamentit të Qeverisë në Universitetin Georgetoën, Jeffrey Hovenier ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Thomas Szunyog shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Jorn Rohde ambasadori i Gjermanisë në Kosovë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!