Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka reaguar pas tërmetit të fuqishëm në Shqipëri, ku deri tani dyshohet se kanë vdekur 7 persona.
Kurti thotë se me mendjen, sytë dhe veshët Kosova i ka te Durrësi, te Kurbini e Thumana, shkruan Reporteri.net.
Postimi i tij:
U ndje shumë edhe në Prishtinë. U zgjuam të gjithë. Por tash mendjen, sytë dhe veshët i kemi te Durrësi, te Kurbini e Thumana.
Ngushëllime familjeve të viktimave dhe shërim të plagosurve e të lënduarve. Lutemi e urojmë që të mos përsëritet tërmeti.
Kosova e përjeton dridhjen e dhimbjen e Shqipërisë. Jemi të gatshëm t’iu ndihmojmë autoriteteve zyrtare për çdo gjë.
https://www.facebook.com/albini2017/posts/739004199932800?__xts__%5B0%5D=68.ARBXEPCd6VTGTrGO5dozdAvmuRtrpe94qRah27snhGJNrKhBL7n5uDmiQoqJWZaGyrDPMf0D9jsGFMTuxuHpUV9w_jyRbk5GnYp-Pcn6h8Ofvc7ShoDNSezkQemCvQeS4EYLey-4bY7I8OfVpchGHfjiou3AnjwZMfJ6Q7LrOHoijlhC7HMKvxR1bnUWi9EubgCTiZzyTVBS2DO_ipPZ9EYbqeEG_955_8nX5BRMPV_vAw9UvxPWPhXEcJh6CRT9bImCvyVsIISUtxSjiYHcS226VqXlxvbZ5Tb_4F_yL4L_FHeNGSe1gbi41iNDclhq6B51UUZKYQaZHux0kgc&__tn__=-R