Kryeministri Albin Kurti sot disa herë në Kuvendin e Kosovës ka deklaruar se më 17 mars në takimin e Këshillit të Sigurisë është tentuar të bëhet puç ndaj shtetit, me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, kërkesë kjo e presidentit Hashim Thaçi.
Kryeministri Kurti ka thënë se sapo ka kuptuar se nuk është regjistruar biseda në Këshillin e Sigurisë ku present ishte edhe presidenti Thaçi.
“Hardisku nuk ka regjistru bisedën me Këshillin e Sigurisë. Hardisku nuk e përmban atë mbledhje, se u deklarova se ka qenë tentim puqi në Kosovë me 17 mars. Pra Kosova vazhdon të jetë i kapur, nuk ka ndryshuar as arsimi, as ekonomia”, tha Kurti, shkruan Reporteri.net.
Kurti tha se nuk e ka pasur në mendje ta nxjerrë transkriptin, por që një ditë do të dale, por se tani nuk dihet nëse do të ndodhë pasi hardisku nuk ka regjistruar takimin.
Por deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, i tha kryeministrit se nuk guxon të bëhen publike transkriptet e Këshillit të Sigurisë.
“Mbledhjet e tilla janë konfidenciale, as telefoni as letra nuk lejohen, veç një letër e bardhë. Nuk lejohet, nëse bëhet, bëni shkelje ligjore”, tha Kurti. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.