×
  • Lajme
  • Lajme / Shkelja e të drejtave

    Kurti: Kosova nuk është më vështruese e padrejtësisë në Luginë

    Reporteri
    26 Qershor 2025 | 9:30

    Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, tha se tani Kosova nuk është më vështruese e kësaj padrejtësive ndaj shqiptarëve në Luginë të Preshevësz.

    “Imagjinata në tablo nuk bën kompromis me heshtjen. Ngjyrat e Luginës, ekspozitë që rrahë me ritmin e ekzistencës dhe nuk mbulohet nga statistikat e padrejtësisë. Në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, shqiptarët jetojnë çdo ditë në përballje me diskriminimin dhe shtypjen dhe shfrytëzimin dhe përjashtimin nga institucionet, e sidomos me atë që njihet si pasivizim i adresave, apo spastrim i ftohtë etnik nëpërmjet metodave burokratike e administrative”, u shpreh kryeministri Kurti në fjalën e tij.

    Ai tha se tani Kosova nuk është më vështruese e kësaj padrejtësie, dhe se me vendimet e saj është përherë pranë jush, gjithnjë e më afër jush dhe praninë do ta rrisim nga viti në vit.

    “Nëpërmjet kësaj ekspozite, e gjithë Kosova e ndjen Luginën më afër. Ju keni sjellë këtu copëza jete Lugine, që vetëm thellësia e imagjinatës dhe gjerësia e përvojës suaj i ka ndjerë. Ju faleminderit që e sollët atë këtu edhe në këtë formë estetike! Ju faleminderit që nuk pushoni së krijuari e së angazhuari! Dhe, mbi të gjitha, faleminderit që nuk shkëputeni nga përkatësia!”, tha kryeministri Kurti.

    “Ngjyrat e Luginës” është një rrëfim përmes artit për identitetin, qëndresën dhe frymën krijuese të shqiptarëve të Luginës. Kjo ekspozitë është pjesë e një cikli prezantimesh që do të udhëtojë nëpër kryeqendrat shqiptare me synim forcimin e lidhjeve kulturore mbarëkombëtare.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!