×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti nga Brukseli kritikon ashpër marrëveshjen e Washingtonit

    Reporteri
    29 Prill 2021 | 18:41

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kritikuar marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë, me 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë, para Parlamentit Evropian.


    Kurti, ka hedhur kritika të ashpra rreth kësaj marrëveshje, duke thënë se ajo as nuk është menduar të implementohet.

    “Nuk kam parë asnjëherë në jetën time një faqe e gjysmë zotime. Sikur të ndodhte që gjatë shkrimit të tyre dikush të thotë mos keni harruar edhe atë ose atë tjetrën. Nuk besoj që është menduar të implementohet, duhet ta shohim sidoqoftë si diçka pozitive”, tha Kurti.

    Kurti, përmendi edhe dialogun me Serbinë duke mos kundërshtuar mundësinë për rifillim, por tha se Serbia duhet të vetë-normalizohet pastaj të kërkojë normalizim të marrëdhënieve.

    “Jetojmë në një epokë të “Non Papers”, kemi shumë dokumente pa autorë, mirëpo kemi edhe shumë autorë pa dokumente. Duhet të prodhojmë më shumë ëndrra. Kemi ndalur ato ëndrrat apo planet dhe ka një lloj vakuumi që po mbushet me këto “non-papers”. Nuk besoj që mund të ketë zgjidhje ku liderët pretendojnë të jenë gjeneralë ushtarëk në luftën e parë botërore me ato lapsat në harta ku preken kufijtë, e ridizajnohet Ballkani”, tha Kurti.

    Ai tha se Serbia ka qasje me standarde të dyfishta në procesin e dialogut, teksa sipas tij vet ka qëllime jo të mira.

    “Beogradi dëshiron të na akuzojë ne për Shqipërinë e Madhe duke u përpjekur që të krijojë Serbinë e Madhe. Dialogu s’ka alternativë, duhet të ulemi dhe të diskutojmë e të zgjidhim çështjet e hapura”, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!