×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti kujton fitoren e para dy vitesh në një fotografi me partnerët e koalicionit nga Lista Guxo

    Reporteri
    14 Shkurt 2023 | 20:36
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti takon liderët e Listës Guxo

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka përkujtuar dyvjetorin e ardhjes së tij në pushtet pas fitores së 14 shkurtit 2021.

    Kurti ka publikuar një fotografi bashkë me partnerët e tij në qeverisje, ata të Listës Guxo, me ç’rast ka përmbledhur me disa fjali edhe punën e tij për këto dy vjet, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Ai tha se edhe 14 shkurtin e këtij viti e priti bashkë me partnerët e tij, “sikurse në secilën ditë të këtyre dy viteve”, derisa shtoi se përgjegjësia vetëm sa rritet.

    “Fitorja e madhe e shkurtit ishte ndryshe, sepse ishte vetë ndryshimi demokratik. Ishte fitore, sepse fituan qytetarët dhe e gjithë shoqëria. Ajo na rikujton më së miri vullnetin dhe pritjet e popullit, të cilit do t’i shërbejmë çdo ditë me përpikmëri dhe devotshmëri”.

    “Bashkë deri në realizimin e plotë të zotimeve tona për punësim dhe drejtësi”. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!