Kryeministri Albin Kurti është lajmëruar nga Davosi i Zvicrës, lidhur me aksionin e sotëm të Policisë së Kosovës, ku u zbulua një laborator droge dhe pati edhe të shtëna ndaj zyrtarëve policorë.
Përmes një postimi në Twitter, Kurti ka thënë se gjatë këtij aksioni, Policia gjeti mbi 10 mijë bimë ilegale. Ka thënë se krimi do të luftohet pa ndërprerje, shkruan Reporteri.net.
“Krimi do të luftohet pa ndërprerje. Në Izvor, një qytet në veri të Kosovës, policia jonë gjeti një laborator të rritjes së marihuanës me mbi 10,000 bimë ilegale. Të shtëna pati mbi oficerët e policisë dhe doganave, por ata janë të vendosur të vazhdojnë punën e tyre. Faleminderit për shërbimin tuaj”, ka shkruar Kurti në Twitter.
Crime will be fought w/out interruption. In Izvor, a town in the north of Kosova, our police found a marijuana grow lab w/ over 10,000 illegal plants. Shots were fired upon police & customs officers, but they’re determined to continue their work. Thank you for your service. pic.twitter.com/6bHnrLew4K
— Albin Kurti (@albinkurti) May 23, 2022
Ndryshe, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se në afërsi të kufirit me Serbinë, është zbuluar laborator droge, me mbi 10.000 fije bimë të gatshme t’u shitur ilegalisht.
Ai përmes Facebook-ut, ka konfirmuar se gjatë këtij aksioni, zyrtarët e policisë dhe doganave janë gjuajtur me armë zjarri megjithatë aksioni po vazhdon me sukses.
”Pandalshëm do ta luftojmë krimin në Republikën tonë. Në afërsi të kufirit me Serbinë, në vendin Izvor, në veri të Kosovës, policia zbuloi laboratorin e kultivimit të marihuanës me mbi 10.000 fije bimë të gatshme për tu shitur ilegalisht në treg.
Përgjatë këtij aksioni zyrtarët e policisë dhe doganave janë gjuajtur me armë zjarri por aksioni po vazhdon me sukses pa asnjë lëndim apo dëm material.
Ky është rezultat i vendosmërisë së madhe duke bërë kështu që çdo ditë e më shumë vendi ynë të çlirohet nga krimi. Ju lumtë Policia dhe Dogana e Kosovës”./Reporteri.net