×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti lajmërohet nga Roma, nuk tregon nëse takohet sot me Mustafën

    Reporteri
    19 Dhjetor 2019 | 12:55

    Kreu i VV-së, Albin Kurti, është lajmëruar nga Roma ku po qëndron për vizitë.


    Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se qëndrimin njëditor në Romë, e ka filluar me takimin në Parlamentin Italian ku u prita në një dëgjim nga kryetarët e Komisioneve Parlamentare të Punëve të Jashtme dhe atij të Mbrojtjes.

    Ai thotë se përfaqësuesit italianë që ta vizitojnë Kosovën në vitin e ardhshëm dhe se janë pajtuar që në legjislaturën e shtatë ta avansojnë grupin e miqësisë Kosovë-Itali, shkruan Reporteri.net.

    Por Kurti nuk tregon nëse sot do të kthehet në Kosovës dhe nëse do të takohet me kryetarin e LDK-së për të biseduar lidhur me koalicionin qeverisës.

    Postimi i tij:

    Qëndrimin njëditor në Romë, e fillova me takimin në Parlamentin Italian ku u prita në një dëgjim nga kryetarët e Komisioneve Parlamentare të Punëve të Jashtme dhe atij të Mbrojtjes, znj. Marta Grande dhe z. Gianluca Rizzo. Në këtë dëgjim ishin të pranishëm edhe rreth 15 deputetë të tjerë të këtyre dy komisioneve e nga parti të ndryshme.

    Prezantimi im u përqendrua në programin qeverisës zhvillimor që ne kemi si dhe në shpjegimin e gjendjes socio-ekonomike dhe të rrethanave gjeopolitike ku ndodhet Kosova. Më pas pyetjet e tyre ishin të shumta e për tema të ndryshme: investimet nga mërgata, të drejtat e pakicave, rëndësia e KFOR-it, lidhja me Shqipërinë, dialogu me Serbinë, krimet e luftës, korrupsioni i paqes etj.

    Në fund, i ftova përfaqësuesit italianë që ta vizitojnë Kosovën në vitin e ardhshëm dhe u pajtuam që në legjislaturën e shtatë ta avansojmë grupin e miqësisë Kosovë-Itali. /Reporteri.net/.

    https://www.facebook.com/albini2017/photos/a.222845524882006/758907227942497/?type=3&__xts__%5B0%5D=68.ARBiRiILiXLylz7oWlZw5FCDCZo_BhpwVdSsttqyGYsgWseVckXNeCz-nBr7hO1wwfurt_0TcGjxGF5zNzInEArdPUCuZOEPbCTaXNTO2L-jBlEmWjq8LQm0HVk6VDhPFmw9RZ3SURePmhk-R4uD00Y2pA9AblGCjAVVNjzj2p59QYQCFbfvZviyLy3FPzKX2urb0ZdwPATyiHsLzoQAJ41eFAndbeOv4nbqZMSf3gBVLnIaVcJF8CVm1vU5mztjQgRF64kZCXLM2rlpvpfEF4LU_30CwD29p0yvdBe6oNeT_wBoK7OU2Ns11rEeCwYBbGaBB8jiiGS1SPSjO6ChFSgr3i0_TD9F7V5kzLkMnjCrBWLCJojQMpk&__tn__=-R

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!