Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, vite më parë fliste me shumë këmbëngulje për bashkimin kombëtar.
Por tashmë nuk e merr me aq “seriozitet” si më parë.
“Gjithmonë do të ketë shqiptarë dhe serbë në të dy anët e kufirit. Prandaj, pranimi i demarkacionit po, por jo shkëmbimi i territorit”, ka deklaruar Kurti në një intervistë për “Pobjeda” të Podgoricës, shkruan Reporteri.net.
Por Kurti ishte pyetur për për mundësinë e bashkimit kombëtar menjëherë pasi partia e tij doli e para në zgjedhjet e 6 tetorit.
“Me Shqipërinë do bëj marrëveshje jo për kamera, por për zbatim. Kemi 50 të tilla që s’i zbatojmë. Nuk them që bashkimi Kombëtar ndodh në BE. Atje bashkimi bëhet me danezë e holandezë. Bashkimi ndodh këtu. Arbën Xhaferri ka pas thënë: Bashkimi na zgjedh ne. Bashkimi Kombëtar dhe Bashkimi Europian nuk e zëvendësojnë njëra-tjetrën. Një lloj decentralizimi institucionesh ne një federatë të ardhshme shqiptare do të ishte një ide”, ka deklaruar Kurti.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.