Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Kosova në dy vitet e fundit ka negociuar për një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme me Serbinë, shkruan Gazet Online Reporteri.net.
Në një postim të bërë në Twitter, kreu i ekzekutivit ka thënë se marrëveshja e arritur në Ohër tani duhet të gjejë zbatim të menjëhershëm.
I pari i Qeverisë ka shkruar se implementimi i Marrëveshjes së Ohrit nuk duhet të ketë vonesa e as zbatim të pjesshëm.
“Ne kemi kaluar 2 vitet e fundit në Bruksel duke negociuar një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme mes Kosovës dhe Serbisë. Më 18 mars në Ohër, përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell njoftoi zyrtarisht marrëveshjen. Ajo që është rënë dakord duhet të zbatohet plotësisht dhe menjëherë. Asnjë zbatim i pjesshëm dhe pa vonesa.”, shkroi Kurti në Twitter.
We spent the last 2 years negotiating a legally binding agreement btw Kosova & Serbia. On March 18 in Ohër/Ohrid, EU HR/VP @JosepBorrellF officially announced the deal. What has been agreed upon must now be implemented—fully and immediately. No partial implementation; no delays.
— Albin Kurti (@albinkurti) April 16, 2023
Ani pse ishte paralajmëruar një takim i radhës mes Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë, Alekansadër Vuçiq në Bruksel, Bashkimi Evropian në një përgjigje dhënë për Gazetën Online Reporteri.net ka thënë se ende nuk është një datë e saktë për këtë takim.
Në anën tjetër, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi kishte thënë se ka pasur një dakordim për takimin e radhës mes palëve me 22 prill, por që Vuçiq e kishte refuzuar, pasi siç kishte thënë presidenti serb e kishte pamundur të udhëtonte drejt Brukselit në atë datë./Reporteri.net/