×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: Marrëveshja është njohje de fakto, prandaj Serbia refuzon ta nënshkruajë

    Reporteri
    22 Mars 2023 | 20:36
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

    Katër ditë pas takimit në Ohër, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti foli për marrëveshjen e Ohrit dhe arsyen pse Serbia nuk e nënshkroi këtë marrëveshje.

    Në një intervistë për RTK, Kurti tha se marrëveshjen e ka vlerësuar si njohje de fakto të shtetit të Kosovës dhe si një mundësi për të ecur përpara prandaj nuk ka hezituar ta nënshkruajë.

    “E kam vlerësuar këtë marrëveshje në njërën anë si njohje de fakto të pavarsisë së Kosovës dhe Republikës sonë dhe në anën tjetër si mundësi për të ecur përpara, pra, si një marrëveshje e cila nuk ma mbyll rrugën përpara”, ka thënë Kurti përcjell Reporteri.net.

    I pari i ekzekutivit tha se njohja de fakto ishte arsyeja e mosnënshkrimit të marrëveshjes nga pala serbe.

    “Duke marrë parasysh që është njohje de fakto, kam thënë meqë u dakorduam për tekst le ta nënshkruajmë, por, për dallim para 10 vjetëve, 8 vjetëve kësaj rradhe, Serbia refuzon ta nënshkruajë” deklaroi kryeministri.

    “Sa më shumë propozime që jepja, aq më shumë ngjallej rezistenca e palës tjetër, që u kurorëzua në fund me mosnënshkrim, sepse edhe ata e ditë, siç unë po e di, se është njohje de-facto”, shtoi Kurti./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!