×
  • Lajme
  • Lajme / Vazhdimi i seancës

    Kurti mbërrin në Kuvend, s’kallxon nëse i ka votat për kryeparlamentarin

    Reporteri
    21 Prill 2025 | 15:13

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti po vazhdon të injorojë mediat duke mos e thënë asnjë fjalë nëse ai dhe partia e tij i kanë votat e mjaftueshme për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. 

    Ai edhe sot kur mbërriti në Kuvend, për vazhdimin e seancës nuk e tha asnjë fjalë, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Partia e tij, propozoi të shtunën emrin e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit, por që nuk mori votat e mjaftueshme.

    Prej datës 15 prill ku edhe nisi seanca për konstituimin e Kuvendit, Kurti në asnjërin prej vazhdimeve të saj nuk foli për mediat.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!