Qeveria në detyrë mblidhet sot.
Në një njoftim nga Kryeministria bëhet e ditur se mbledhja do të mbahet nga ora 10:00.
Në rend të ditës në mbledhjen e sotme janë gjithsej 10 pika, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Ndër të tjera në mbledhjen e sotme pritet të emërohen disa anëtarë të bordeve, si dhe do të shqyrtohen disa propozim-vendime për shpronësim të disa pronave.
Sot po ashtu pritet të shqyrtohet propozim-vendimi për hartimin e planit hapësinor për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.