×
  • Lajme
  • Lajme / Dokument

    Kurti mbledh sot ministrat, ky është rendi i ditës

    Reporteri
    21 Maj 2024 | 7:24

    Qeveria e Kosovës do të mbajë sot mbledhjen radhës. Në rend dite në mbledhjen e sotme janë 16 pika.

    Qeveria sot do të shqyrtojë nismën për lidhjen e Marrëveshjes për Sigurime sociale me qeverinë e Turqisë, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Po ashtu qeveria do të shqyrtojë projektltigjin për Ratifikimin e Amanamendtimit nr.2 të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimi Evropian.

    Në këtë mbledhje do të shqyrtohet edhe projekt-rregullorja e Punës së Qeverisë së Republikës së Kosovës.

    Gjithashtu do të bëhet shqyrtimi i Darftit të Raportit për Vlerësimin ex-Post të Ligjit për Kundërvajtje.

    Ndër të tjera, Qeveria do të shqyrtojë propozim-vendimin për rialokimin e mjeteve buxhetore në Ministrinë e Zhvillimit Rural.

    Në rend të ditës së mbledhjes së nesërme të Qeverisë është edhe shqyrtimi i kërkesës së Ministrisë për Komunitete dhe Kthim për ndarje të mjeteve buxhetore për realizimin e projketit përmes marrëveshjeve me trupat e Organizatës së Komebeve të Bashkuara.

    Qeveria gjithashtu do të shqyrtojë propozim-vendimin për ndarjen e mjeteve buxhetore për “The Kosova American Fund” me qëllim të propovimit të vendit.

    Qeveria si pikë të rendit të ditës e ka edhe shqyrtimin e propozim vendimit për shpërbërjen vullnetare të Ndë

    Mbledhja do të nisë në ora 10:00. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!