×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Kurti shfrytëzon orët e fundit në qeveri, paralajmëron vendime të rëndësishme

    Reporteri
    03 Qershor 2020 | 9:13

    Ndonëse sot mund të jetë dita e fundit e tij si kryeministër, Albin Kurti ka thënë se po ndihet shumë mirë.


    Ai për Klan Kosovën derisa po dilte nga banesa e tij tha se po shkon në mbledhjen e qeverisë ku do të merren disa vendime të rëndësishme.

    “Shumë mirë. Në ora 10:00 kemi një mbledhje të qeverisë ku do të marrim disa vendime të rëndësishme. Vendimi i parë që do ta nënshkruaj tash menjëherë është ai për ndihmën nga 30,000 euro dy familjeve të minatorëve që humbën jetën fatkeqësisht në Minierën e Artanës”.

    Kurti nuk ka pranuar të tregojë nëse pret që Kosova të ketë qeveri të re sot, derisa ka vazhduar drejt ndërtesës së Qeverisë për ta drejtuar mbledhjen – që mund të jetë e fundit – e drejtuar nga ai.

    https://www.facebook.com/KlanKosovaOfficial1/videos/195374118297187/

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!