Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, ku është diskutuar për propozimin e kandidatit për kryeministër të ardhshëm të Qeverisë së Republikës së Kosovës, që pritet t’i dërgohet presidentit Thaçi.
Pas mbledhjes së Kryesisë ka folur kreu i VV-së, Albin Kurti i cili nuk ka dhënë shumë detaje duke thënë se e njëjta mbledhje do të vazhdojë edhe nesër, shkruan Reporteri.net.
Kurti ka folur edhe për një takim të mundshëm me kreun e LDK-së, Isa Mustafa duke thënë se janë në komunikim të vazhdueshëm dhe së shpejti do të takohen për të vazhduar negociatat për koalicionin qeverisës.
“Komunikime kemi të vazhdueshme, do të takohemi sa ma shpejt të jetë e mundur”, është shprehur shkurt Kurti.
Kujtojmë se VV dhe LDK nuk janë takuar nga koha kur Kurti publikoi videomesazhin e parë, ku fajësoi LDK-në për mosarritje të koalicionit qeverisës, dhe sidomos raportet mes dy subjekteve u thyen kur VV njëanshëm votoi Glauk Konjufcën kryekuvendar. /Reporteri.net.
https://www.facebook.com/reporteri/videos/2818479034839030/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.