×
  • Lajme
  • Lajme / Vrasja në Podujevë

    Kurti me bashkëpartiakë shkojnë për ngushëllime te familja e Lulzim Fejzullahut

    Reporteri
    23 Janar 2024 | 18:36

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me kryetarin e Podujevës Shpejtim Bulliqin, dhe ministrat Xhelal Sveçla dhe Albulena Haxhiu, kanë shkuar për ngushëllime te familja e Lulzim Fejzullahut i cili u rrah për vdekje.

    Përmes një njoftimi në Facebook Bulliqi ka theksuar se u ka shprehur mbështetje të plotë familjes Fejzullahu për tejkalimin e kësaj dhimbjeje.

    “Bashkë me kryeministrin Albin Kurti, ministrat Albulena Haxhiu dhe Xhelal Sveçla, deputetin Fitim Haziri, veprimtarin dhe ish-kryetarin e Komunës Ilaz Pireva, drejtorë komunal dhe zyrtarë të tjerë ishim për ngushëllime tek familja Fejzullahu për humbjen e familjarit të tyre Lulzimit, pak ditë më parë në vrasjen mizore që e tronditi gjithë shoqërinë. Ndamë dhimbjen me familjen dhe të afërmit, si dhe ju shprehëm mbështetjen tonë të plotë për tejkalimin e kësaj dhimbjeje që na pikëlloi thellësisht të gjithëve”, shkroi Bulliqi.

    I jepet lamtumira e fundit të riut nga Podujeva

    “Zoti ju dhashtë durim e forcë familjes! Urojmë që drejtësia ta thotë fjalën e saj në mënyrë meritore!”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!