Kreu i ekzekutivit, Albin Kurti, nesër do të qëndroj për vizitë zyrtare në Tiranë.
Kryeministri Albin Kurti, ka dhënë detaje për vizitën zyrtare që do të zhvillojë nesër në Shqipëri.
Në vizitën e tij të parë si kryeministër, por edhe jashtë Kosovës, Kurti ka parashikuar takime me Ramën, Ruçin, Metën, Veliajn dhe Bashën.
Ai tha se do të ketë diskutime jo vetëm për Kosovën, por edhe për Ballkanin Perëndimor.
“Do të ketë takime me krerët e të gjitha institucioneve në Tiranë. Do të ketë diskutime, përfshirë edhe Ballkanin perëndimor. Ne do të shprehim qëndrimet tona dhe do të flasim pas takimit”, tha ai, raporton EO.
Kurti këto komente i bëri pas homazheve që bëri te Pllaka Përkujtimore e Mon Balajt dhe Arben Xheladinit në Prishtinë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.