×
  • Lajme
  • Lajme / Rreziku

    Kurti: Me Serbinë ka përfunduar lufta, por jo beteja

    Reporteri
    05 Qershor 2024 | 20:48

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për A2CNN sonte, ka folur për rrezikun që Kosova ka nga Serbia, transmeton gazeta online Reporteri.net.

    Kurti, tha se Kosova në vazhdimësi është e gatshme të mbrohet.

    “Serbia vazhdimisht bën kërcënime, dhe nuk e dimë kur do t’i materalizojë ndërkaq përvoja dhe historia na mësojnë se ai që bën kërcënime një ditë edhe i aktualizon kërcënimet”, u shpreh Kurti.

    Kurti ka folur për përgatitjet e Kosovës.

    “Duhet të jemi vigjilentë, sa më të përgatitur, prandaj edhe po e forcojmë ushtrinë tonë – e kemi hequr tavanin për numrin e ushtarëve, e kemi zgjeruar moshën. Nga SHBA-ja po blejmë raketa anti-tanke “Javelin” ndërsa nga Turqia dronë “Bayraktar”. Kemi dyfishuar buxhetin për mbrojte. Këto po i bëjmë sepse ekziston rreziku real nga Serbia, nganjëherë edhe Rusia. Me Serbinë ka përfunduar lufta por nuk ka përfunduar beteja. Vazhdimisht duhet të përballemi me Serbinë”, u shpreh kryeministri Kurti./Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!