×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: Më shumë më bëjnë presion vendorët për Asociacionin, se ndërkombëtarët

    Reporteri
    16 Dhjetor 2021 | 21:21

    Kryeministri i vendit Albin Kurti ka folur rreth temës së Asociacionit. Ai ka thënë se Asociacioni nuk është prioritet i Qeverisë së Kosovës.

    Kreu i Ekzekutivit shtoi se lidhur me këtë çështje, më shumë ka presion nga vendorët sesa nga ndërkombëtarët, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    “Më shumë më bëjnë presion vendorët për Asociacionin, se ndërkombëtarët”, tha Kurti në “Desku” në KTV.

    Tutje Kurti shtoi se nuk i intereson se cilat janë interesat e Serbisë, por ato të Kosovës. Kurti shtoi se asnjë serb i Kosovës nuk i ka thënë që ta zbatojë Zajednicën.

    “Asnjë serb i Kosovës nuk më ka ardhur në zyre e me m’than zbatoje Zajdenicën”, deklaroi Kurti. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!