×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti merr falënderime: Për 8 Mars të gjitha grave deputete u dha dhurata

    Reporteri
    09 Mars 2023 | 11:29

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë ditës së djeshme në Festën e Gruas, të gjitha grave deputete ua ka dhuruar nga një dhuratë.

    Këtë e ka bërë të ditur deputetja, Albena Reshitaj në seancën e sotme të Kuvendit.

    Reshitaj e falënderoi kryeministrin Kurti për këtë gjest, shkruan Reporteri.net.

    Kryeministri gjatë ditës së djeshme ka thënë se gratë përballen me sfida të shumta, ndërsa nuk trajtohen njëjtë me kolegët dhe shokët e tyre, as pas vdekjes.

    Në shënimin e Ditës së Gruas, Kurti tha se përgjegjësia e barazisë gjinore bie mbi burrat.

    Ndërsa aty u propozua që emrat e grave që ndërtuan historinë e vendit t’iu vendosen institucioneve dhe hapësirave publike. /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!