Në 17 vjetorin e themelimit të Lëvizjes pas konferencës për media, është mbajtur mbledhja e përbashkët me koordinatorët e qendrave të Lëvizjes Vetëvendosje.
Kjo parti njofton se në këtë mbledhje ku ka marrë pjesë edhe kreu i saj, Albin Kurti, është diskutuar situata politike e çështjet organizative të partisë, shkruan Reporteri.net.
Në njoftimin e VV thuhet se “sot Republika e Kosovës sot ka një Qeveri që përveçse ka forcuar rendin e ligin për brenda, ka zhvilluar ekonominë e marrur masa për tejkalimin e krizës aktuale me çmime, ka shënuar progres të jashtëzakonshëm në kuptimin e forcimit të subjektivitetit të Republikës tonë në aspektin e politikës së jashtme”.
“Takimet e fundit, vizitat e përfaqësuesëve tonë jashtë vendit, por dhe vizitat e përfaqësuesëve ndërkombëtar në vendin tonë, janë tregues i rëndësishëm i ngritjes së pazakontë të pozicionit tonë si shtet. Rritja e sigurisë dhe rritja e investimeve kanë qenë fokusi i këtyre takimeve. Stabiliteti institucional e përkushtimi i Qeverisë për transformimin gjithsektorial në vendin tonë, padyshim se do sjellë rezultatet e zhvillimit të gjitmbarshëm të Republikës”, thuhet në njoftimin e VV-së.
Poashtu thuhet se është diskutuar edhe për gjendjen në parti, 17 vjet pas themelimit.
“Në anën tjetër ky 17 vjetor e gjen organizatën tonë të fuqishme në kuptimin e shtrirjes së strukturaver organizative e mbështetëse të saj. Me rreth 60 mijë anëtarë, të shtrirë në vendbanimet e ndryshme anebanë komunave të Republikës tonë, Lëvizja VETËVENDOSJE! mbetet organizimi politik më i fuqishëm në vendin tonë”.
“Ky vit gjithashtu është edhe vit zgjedhor në organizatën tonë. Anëtarë e anëtare, aktivistë e aktiviste, po zgjedhen e po zgjedhin strukturat drejtuese e udhëheqëse të LVV në vendbanimet e tyre, në Pika.
Aktualisht në mbi 100 Pika është mbajtur proces zgjedhor, ku përveç strukturave të zakonshme organizative, për dallim nga proceset zgjedhore të kaluara, po zgjedhen edhe drejtuesit e RVV e të GVV, struktura këto të krijuara së fundmi në organizatën tonë që i dedikohen rinisë dhe gruas.
Nga muaji mars kur dhe e kemi hapur procesin e brendshëm zgjedhor, Lëvizjes VETËVENDOSJE! i janë bashkuar rreth 1500 anëtarë të rinj.
Në këtë mënyrë, fundi i muajit tetor, do ta gjejë organizatën tonë të shtrirë e të fortë, aq sa e kemi edhe Lëvizjen, në vendbanimet gjithandej Kosovës, në fshatrat e në qytetet e komunave të vendit tonë”, thotë VV.