×
  • Lajme
  • Lajme / Zgjedhjet lokale

    Kurti përfshihet edhe në fushatën zgjedhore në Luginë, sot merr pjesë në tubimin mbështetës për Ardita Sinanin e Ragmi Mustafin

    Reporteri
    29 Maj 2024 | 8:24

    Sot në Prishtinë do të mbahet një tubim mbështetës për zgjedhjet në Luginën e Preshevës.

    Aty do të marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili shkon aty për të përkrahur kandidatët për kryetar të Preshevës dhe Bujanocit, Ardita Sinani, përkatësisht Ragmi Mustafi.

    Ky event organizohet për qytetarët e Luginës, që jetojnë në Kosovë.

    Tubimi nis nga ora 18:00, në Amfiteatrin e Fakultetit Juridik.

    Kandidati për kryetar të Komunës së Bujanocit nga Alternativa për Ndryshim, Arbër Pajaziti e ka quajtur ndërhyrje flagrante tubimin në Prishtinë të Partisë për Veprim Demokratik ku do të marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

    Së fundmi kryeministri Kurti është kritikuar për përfshirjen e tij në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të Maqedonisë së Veriut.

    Kjo është vlerësuar si  përzierje në punët brendshme e një shteti fqinj, që mund të sjellë pasoja për Kosovën dhe shqiptarët e Maqedonisë së Veriut. /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!