Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka nënshkruar dokumentin për shqyrtimin dhe miratimin në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë për lirimin nga tarifa 100% për lëndën e parë që hyn në Kosovë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.
Sipas këtij vendimi që mbanë datën 20 mars 2020 (sot) vendimi pritet të hyjë në fuqi më 1 prill 2020, me ç’rast detyrohet Ministria e Financave e Kosovës dhe Doganat ta zbatojnë vendimin, shkruan Reporteri.net.
Sidoqoftë, dihet që Kurti ka kërkesë nga SHBA për ta hequr tërësisht këtë taksë dhe për të mos vendosur fare reciprocitet, për t’i hapur rrugë dialogut.
Ndryshe, Albin Kurtit po vazhdon t’i ecën afati që i ka vendosur Isa Mustafa për ta hequr tërësisht taksën dhe për të kthyer ish-ministrin Veliu duke kërkuar falje.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.