×
  • Lajme
  • Lajme / Deklarata e kryeministrit

    Kurti: Mitrovica sot është më e plotë se asnjëherë më parë prej çlirimit të vendit

    Reporteri
    05 Janar 2025 | 22:15

    Kryeministri Albin Kurti, ka mbajtur takim në Mitrovicë, ku tha se ky qytet ka pësuar më së shumti pas luftës.

    Ai tha se Mitrovica e Trepçës dhe e minatorëve, e Ujmani, e Isa Boletinit, e kulturës dhe sportit është më e plotë se asnjëherë më parë, shkruan Reporteri.net.

    “Në përmbyllje të mandatit tonë të parë, Mitrovica e Trepçës dhe e minatorëve, e Ujmanit, e Isë Boletinit, e kulturës dhe sportit, është më e plotë se asnjëherë më parë prej çlirimit të vendit dhe më e gatshme se kurdoherë për të vazhduar rrugëtimin e ndryshimit që nisi më 14 shkurt 2021 dhe zhvillimit që do të vijojë e të marrë hov të ri edhe pas 9 shkurtit 2025”, tha Kurti.

    Postimi i Kurtit:

    Mbrëmë ishim në Gjakovë. Sonte në Mitrovicë. Jo rastësisht e nisëm me këto dy qytete. Gjakova ka pësuar më së shumti gjatë luftës, kurse Mitrovica ka pësuar më së shumti pas luftës.

    Në përmbyllje të mandatit tonë të parë, Mitrovica e Trepçës dhe e minatorëve, e Ujmanit, e Isë Boletinit, e kulturës dhe sportit, është më e plotë se asnjëherë më parë prej çlirimit të vendit dhe më e gatshme se kurdoherë për të vazhduar rrugëtimin e ndryshimit që nisi më 14 shkurt 2021 dhe zhvillimit që do të vijojë e të marrë hov të ri edhe pas 9 shkurtit 2025.

    Nga zotimet te progresi në ekonomi, drejtësi, bujqësi dhe shëndetësi e deri te siguria e sovraniteti cep më cep në tërë republikën tonë.

    Ju falemnderit për mikpritjen sot në Teatrin “Muharrem Qena” që është rinovuar tërësisht nga ministria jonë e Kulturës, e mirupafshim sot një javë, përsëri në Mitrovicë, në Sallën e Sporteve “Minatori”.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!