Qeveria e Kosovës mban sot mbledhjen e radhës.
Sipas njoftimit zyrtar, mbledhja mbahet në orën 11:00. Në rendin e ditës në mbledhjen e sotme do të jenë gjithsej 8 pika, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Ndër të tjera, në rend të ditës sot do të jetë shqyrtimi i Projektligjit për të Huajt (MPB), shqyrtimi i Propozim-vendimit për themelimin e Ndërmarrjes Publike Qendrore “Korporata e Ruajtjes së Energjisë”, shqyrtimi i Propozim-vendimit për ndarjen e mjeteve buxhetore për zbatimin e masës 2.1- Subvencionimi i kredive investive të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.
Në rend të ditës sot do të jetë edhe shqyrtimi i Propozim-vendimit Preliminar për shpronësim për interes publik i pronës së paluajtshme e cila preket nga realizimi i Projektit, Konservimi dhe Restaurimi i Shtëpisë në Kompleksin Memorial “Masakra e Reçakuť”.
Në rend të ditës do të jetë edhe shqyrtimi i Nismës për lidhjen e Marrëveshjes ndërkombëtare të partneritetit për “Menaxhimin e grant kontratës të asistencës teknike me numër në kuadër të Programit për Bashkëpunim Ndërkufitar Kosovë Maqedoni e Veriut nën IPA III.
Rendi i plotë i ditës:
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.