×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: MSH e shpalli karantinë Veriun e Mitrovicës dhe Zveçanin, s’kemi dashur ta bëjmë këtë gjë me tupan

    Reporteri
    05 Prill 2020 | 14:24

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka folur pas kritikave se Serbia ka shpallur karantinën në veri të vendit.


    Ai mohon këtë përmes një video-mesazhi, ku thotë se është Ministria e Shëndetësisë e cila ka marrë vendimin për futjen në karantinë të Mitrovicës veriore.

    “Së fundmi, është sërish Ministria e Shëndetësisë ajo që e ka shpallur karantinën edhe në dy komuna tjera: në komunën veriore të Mitrovicës dhe në komunën e Zvecanit, mirëpo nuk kemi dashur ta bëjmë këtë gjë me tupan, në mënyrë që krizën shëndetësore të mos e thellojmë edhe me një tjetër. Ka pasur një dasmë në Zvecan para dy javësh, e cila e ka shkaktuar shpërndarjen e virusit Covid-19 atje”, ka deklaruar Kurti, shkruan Reporteri.net.

    Përtej këtij deklarimi, duhet kujtuar se në rastin e karantinimit të Malishevës, Klinës dhe Vitisë, vendimi ishte marrë ndryshe. Vendimi ishte nënshkruar në qeveri nga kryeministri Kurti.

    https://www.facebook.com/albini2017/videos/1293962487660601/

    /Reporteri.net/.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!