×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti, Mustafës: Hiq dorë nga Kryetari i Kuvendit, eja në negociata

    Reporteri
    16 Janar 2020 | 18:04

    Lëvizja Vetëvendosje sapo ka publikuar letrën që sot ia ka dërguar Lidhjes Demokratike të Kosvës, si përpjekje për një koalicion qeverisës, shkruan Reporteri.

    Në letrën e nënshkruar nga Albin Kurti, drejtuar Isa Mustafës bëhet me dije se VV nuk e shkakron Glauk Konjufcën nga posti i kryetarit të Kuvendit. Për me tepër sjelljet e LDK-së i konsideron si jodemokratike dhe sikur ngjasojnë me diktatura e monarki.

    “U tregaum më shumë se të gaatshëm ta rrisim pjesëmarrjen e LDK-së në qeverisje, në pushtet. Mirëpo, nuk mundemi tash t’i delegjitimojmë institucionet demokratike me ujdi monarkësh….Kosova e pavarur është republikë demokratike në Evropën e shekullit 21, dhe jo monarki apsolute nga Evropa e shekujve të kaluar….Ju lutem tq hiqni dorë nga kjo metodë jodemokratike e veprimit politik. Ne të dy nuk jemi diktatorë, ne nuk bën të sillemi a të veprojmë sit ë tillë”, shkruan ai.

    Por ani pse i jep kësi cilësimesh, Kurti e fton sërish Mustafën që të ulën në koalicion.

    “Është për të ardhur keq që keni vendosur t`i ndërpreni takimet tona për koalicionin qeverisës duke më detyruar të shkruaj letra, thuajse jemi kundërshtarë politik apo jetojmë në kontinente të ndryshme”, ka shkruar Kurti në letër.

    Lideri i VV-së nëpërmjet letrës i ka bërë të ditur Mustafës se nuk ka kthim para 6 dhjetorit të 2019-s.

    Sipas tij, nuk ka kthim as para datës 26 dhjetor, kur në krye të Kuvendit është zgjedhur Glauk Konjufca.

    Kurti në fund të letrës ka kërkuar që LDK-ja të heqë dorë nga kërkesa për largimin e Konjufës dhe t`i kthehet negociatave!
    /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!