×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti ndalon te Lidhja e Prizrenit para nisjes në Tiranë: Vijuam rrugën duke patur të qartë cila është busulla jonë historike

    Reporteri
    10 Qershor 2021 | 8:51

    Sot në Pallat të Brigadave në Tiranë zhvillohet Samiti i Krerëve të Ballkanit Perëndimor. Në këtë ngjarje do të jetë prezent edhe kryeministri Albin Kurti.


    Kryeministri ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook se para udhëtimit drejt Tiranës është ndalur në Prizren, për nder të përvjetorit të Lidhjes Shqiptare që u mblodh në 10 qershor 1878.

    Ai thotë se pas homazheve, vijoi rrugën për në Shqipëri, siç pohon duke e patur përherë të qartë se cila është busulla jonë historike, ajo që na e tregon udhën e mbarë.

    Postimi i tij:

    Jemi nisur herët në mëngjes për në Tiranë, ku do të takohemi me udhëheqësit e shteteve të rajonit. Por sot është data e kryengjarjes së kombit tonë, përvjetori i Lidhjes që u mblodh në 10 qershor 1878 në Prizren.

    Ishte e domosdoshme të ndaleshim në Prizren për ta nderuar Lidhjen e veprimtarët e saj, gegë e toskë e të të gjitha bindjeve politike e feve, që vendosën të bëhen bashkë për mbrojtjen e njerëzve e trojeve të Atdheut.

    Pas homazheve, vijuam rrugën për në Shqipëri, duke e patur përherë të qartë se cila është busulla jonë historike, ajo që na e tregon udhën e mbarë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!