×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti në 15 vjetorin e pavarësisë: Ekuilibri për pakicat s’duhet prishur me formula eksperimentuese

    Reporteri
    17 Shkurt 2023 | 8:45

    Qeveria e Kosovës, ka mbajtur seancë solemne për nder të shpalljes së pavarësisë së shtetit të Kosovës.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se vendi ynë është shembull u demokracisë në rajon.

    “Pavarësia jonë u arrit përmes luftës dhe sakrificës dhe ajo do të arrihet përmes punës e cila karakterizon njerëzit e mirë të Kosovës që punojnë për vetën shoqërinë e ekonominë tonë. Në këtë festë duhet të përkujtojmë se detyra jonë kryesore është se kur të vijë 20 vjetori të jenë shtuar e shumëfishuar arsyet që të rinjtë të mund ta zgjedhin Kosovën për një të ardhme dhe jetë më të mirë”, tha Kurti.

    Ai ka falënderuar edhe qytetarët duke u shprehur se janë ata që meritojnë urimin më të madh.

    “Kosova është një shembull i demokracisë në këtë rajon problematik vetëm si meritë e juaja, jeni ajo që nuk keni lejuar dhe nuk lejoni që në Kosovë të mbetet i pa dënuar abuzimi me pushtetin. Jeni ju që meritoni urimin dhe falënderimin më të përzemërt për vjetorin e kësaj demokracie”, tha Kurti.

    Ai shtoi se Kosovë po ashtu është shembull i bashkëjetesës dhe respektimit të të drejtave të komuniteteve. Kurti tha se askund në Evropë minoritetet nuk gëzojnë të drejta në çdo nivel si te ne.

    Andaj, ai duke iu referuar Asociacionit, tha se duhet të përkujdesemi që ky ekuilibër të mos prishet me formula eksperimentuese që kudo që janë provuar nuk kanë sjellë rezultate të mira

    “Sot në këtë 15 vjetor të pavarësisë është vendi të mburremi me diçka që Kosova e bën shumë mirë, e kemi fjalën për të drejtat që u japim pakicave etnike. Askund në Evropë minoritetet nuk gëzojnë të drejta në çdo nivel si te ne. Na përket ne të përkujdesemi që ky ekuilibër të mos prishet me formula eksperimentuese që kudo që janë provuar nuk kanë sjellë rezultate të mira”, tha kryeministrit Kurti.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!