×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti në ditën e Kushtetutës: Do ta respektojmë akgjykimin e Kushtetueses për lëvizjen e kufizuar

    Reporteri
    09 Prill 2020 | 13:46

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në ditën e Kushtetutës ka thënë se ajo duhet respektuar dhe me këtë rast do ta respektojnë aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese, që pas 13 prillit masat e ndërmarra kundër shpërndarjes pandemike të COVID-19 të mos bien në kundërshtim me ngrehinën aktuale juridiko-kushtetuese.


    Kurti ka thënë se Kushtetuta e Republikës së Kosovës lë për të dëshiruar pasi ka mangësi dhe pabarazi,.

    Postimi i tij:

    Kushtetuta e shtetit i paraprinë pushtetit, ajo është si dyshemeja ashtu edhe tavani i qeverisjes demokratike dhe i funksionimit e i rregullimit institucional, por Kushtetuta e Republikës së Kosovës lë aq shumë për të dëshiruar, që nga mënyra e hartimit e deri te mangësitë dhe pabarazitë. Kushtetuta është themel i Republikës vetëm atëherë kur Republika është thelb i Kushtetutës.

    Megjithëkëtë, kushtetutshmëria është vlerë që duhet respektuar përditë përveçse tekst betimi që shqiptohet një herë. Andaj sot me 9 prill shënojmë ditën e Kushtetutës së Republikës së Kosovës në përvjetorin e saj të dymbëdhjetë. Andaj do ta respektojmë aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese, që pas 13 prillit masat e ndërmarra kundër shpërndarjes pandemike të COVID-19 të mos bien në kundërshtim me ngrehinën aktuale juridiko-kushtetuese të Republikës sonë. Natyrisht, gjithmonë duke përmbushur obligimin tonë për mbrojtur deri në maksimum jetën dhe shëndetin e qytetarëve tanë, si dhe mirëqenien ekonomike të bizneseve dhe punëtorëve të vendit.

    https://www.facebook.com/albini2017/posts/845306962635856?__xts__%5B0%5D=68.ARAW6zW5lJa_Oq2L7wYmFTzTncfFZzr0E2tAslUSiLoghMFenxJ6Hs7K5LQ5qZyvpK2YaxC3ZQWzXilDOyaZSwSeHE_kEevyFJuCtHkn5oMYaae5NTyknAHXjd3H6ZPxpMkptSnt8LyyZ9Tv8JA7f_fudfLt6uCyIs2s3D3sRiJXqw7HLrDiHHnuGeggs8FK-S5vtvfd1RX0R3baX9nnt6cwmfya4p11tEIjYBHUrUNAEkc8byoDB94qJ6ylv1-h26-op8v3PwZoZlGCb5yIdMgHS7F4SR0ijjDbp61iZIvv72WcQJZUZxd0xlJqkN3KBRYJrEH0b2f2cOE7sJg&__tn__=-R

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!